Loading...

Besa Luzha, Drejtuese Organizative e Festivalit/ Festival Managing Director

Chopin PianoFEST Prishtina nisi si një ngjarje muzikore kushtuar 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh Frederik Chopin, i njohur si “poeti i pianos”.

Suksesi dhe vlerësimi i 6 edicioneve të njëpasnjëshme ishte motiv dhe shtysë që përkundër shumë sfidave teknike, financiare, organizative e të tjera të vijmë deri te edicioni I 7-të me radhë.

Në këto 6 edicione të kaluara në ChopinPianoFEST kanë marrë pjesë  rreth 100 performues të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Publikut i kemi ofruar interpretë me shkolla të ndryshme pianistike dhe program të larmishëm.Duke e ruajtur fokusin e një festivali pianistik, megjithatë festivali është pasuruar edhe me bashkëpunime të ndryshme muzikore në mes të pianos, zërit dhe instrumenteve të ndryshme dhe kjo do të vazhdojë ta karakterizojë festivalin edhe në vitet në vijim.

Sigurisht, nga aspekti organizativ, shumë gjëra mund dhe duhet të ndryshojnë dhe të përmirësohen. Inovacionet sot janë të domosdoshme dhe të dëshirueshme edhe në fushën e menaxhimit të ngjarjeve kulturore. Pasiguria financiare dhe mungesa e infrastrukturës vazhdojnë të jenë sfidat kryesore  për të gjitha festivalet muzikore por edhe ato të fushave të tjera. Me këtë rast dua të shpreh falënderimin tim të posacëm për festivalin  PrishtinaFILM FEST (PRIFEST) që u solidarizua me sfidat tona duke e zhvendosur programin e tyre të paraparë për të na lejuar hapësirën dhe kohën e duhur në Sallën e Kuqe, të nevojshme për të realizuar koncertin përmbyllës të këtij edicioni në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës.

Falënderojmë të gjithë partnerët tanë institucionalë, Komunitetin e biznesit si dhe mediat, ashtu edhe partnerët promocionalë për mbështetjen e ofruar në këtë edicion. Shumë prej këtyre partnerëve kanë rrugëtuar bashkë me ne për këto 7 vite.Shpresojmë të vazhdojmë më tutje këtë rrugëtim të bukur.

Urojmë që të gjithë artdashësit të kënaqen me ofertën muzikore të këtij edicioni. Ju ftojmë të na shkruani në vazhdimësi  për vërejtje, sugjerime e propozime që rrugëtimin ta vazhdojmë duke sjellë gjithnjë risi dhe vlerë të shtuar.

Chopin PianoFEST Prishtina started as a musical event dedicated to the 200th anniversary of the Poet of piano-Frederic Chopin. The success and the appreciation of the 6 past editions was the key motivation and enthusiasm to continue despite the challenges of technical, financial and organizational nature.

In these past six editions around 100 performers participated, including local, young and international artists representing different countries, cultures and artistic techniques and styles. The program was also diverse from classics to contemporary music.

Keeping the focus on pianism, the festival nevertheless offered diversity of combination of piano, voice and other instruments in chamber performances. This will continue to be a feature also in the continuing editions.

Surely from the organizational perspective, many things may and must be improved. Innovation is necessary also in managing cultural events. Financial uncertainty and lack of proper infrastructure remain key challenges for all music festivals but also for other cultural events. I want to especially thank the film festival PriFEST who solidarized with our challenges and displaced their program in order to accommodate our ending concert with Kosovo Philharmonics at the Red Hall location.

We are thankful to all institutional supporters, the Bussiness Community as well as the media and other promotional partners for the support offered to implement this 7th edition. Many of these partners are with us since the beginning and we hope to continue our journey together.

We wish that our audience enjoys the musical offer of this edition. We encourage you to write to us continuously for remarks, suggestions and proposals for new ideas and improvements