Loading...

Editorial

Chopin PianoFEST Prishtina nisi më 2010 si një ngjarje muzikore kushtuar 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh Frederik Chopin, i njohur si “poeti i pianos”. U nis si një ngjarje e vetme, por suksesi i tij dhe interesimi e vlerësimi i bërë nga publiku artdashës, bënë që të vazhdojmë organizimin vit për vit përkundër vështirësive organizative, infrastrukturore e financiare. Festivali tashmë është pjesë e identitetit të Kryeqytetit dhe të vendit tonë. Duke qenë anëtarë të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave Chopin (IFCS) bashkë me 40 shtete të tjera, ndihemi të privilegjuar  por me përgjegjësi, sepse kjo Federatë është pjesë e rrjetit të organizatave partnere në UNESCO.[1]

Gjatë rrugëtimit tonë organizativ 11  vjeçar, përkundër shumë sfidave kemi arritur që publikut entuziast dhe artdashës  t’i prezantojmë vlera të nivelit të lartë artistik përmes koncerteve recitale solistike, kamertale dhe orkestrale në të cilat deri tani kanë performuar me qindra solistë të shquar nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe artistët vendorë dhe ata nga rajoni.

Shumë talentë të rinj kanë pasur mundësi për koncertim dhe pjesëmarrje në masterklase nga artistë të shquar, falë përkrahjes së vazhdueshme nga Raiffeisen Bank,  e cila me theks të veçantë e ka përkrahur programin e të rinjve në kuadër të festivalit. Festivali ka fituar besimin e mbështetësve edhe jashtë vendit duke ofruar  Çmimin special të festivalit për një pianist/pianiste të re nga Kosova, në formë të koncertit recital në Gjermani dhe përsosjes artistike. Ky cmim do të jetë  tradicional si mundësi për të promovuar talentët e rinjë nga Kosova.

Pasiguria financiare dhe mungesa e sallës adekuate koncertale vazhdojnë të jenë sfidat kryesore për ne dhe për të gjitha festivalet e ngjarjet muzikore. Por, megjithatë, gjatë gjithë këtij rrugëtimi, është dëshmuar  vendosmëria, entuziazmi, vullneti e dashuria për vlera të mirëfillta artistike që e shquajnë festivalin dhe ekipin e palodhshëm të që punojnë me pasion e përkushtim për suksesin e festivalit.

Këtij suksesi padyshimi ka kontribuar edhe përkrahja e vazhdueshme nga institucionet tona, nga  partnerët si dhe miqtë e festivalit, por edhe nga  publiku besnik dhe artdashës. Kjo përkrahje na motivon të vazhdojmë më tutje, duke i qëndruar besnik misionit tonë që është promovimi i artit të mirëfilltë performues muzikor.

Periudha  2020 dhe 2021 jane sfiduar nga pandemia COVID-19 e cila ka pamundësuar koncertimin live, gjtihandej nëpër botë. Pas disa përpjekjeve, më në fund ia arritëm të organizojmë edicionin e 11-të me radhë, i cili vjen edhe si një rilindje e ngjarjeve kulturore muzikore në Kosovë, duke hapur rrugën sezonës koncertale dhe asaj të festivaleve të muzikës klasike në Kosovë, me audiencë, ndonëse me hapësirë të limituar, por me entuziazëm e shpresë për kthim në normalitet.

Falënderojmë përzemërsisht artistët, që me ngulm insistuan e nuk u dorëzuan, dhe përkundër sfidave të kësaj kohe, ia dolën të udhëtojnë dhe të na nderojnë duke koncertuar live në vendin tonë. Për ta, kemi përgaditur një dhuratë speciale, botimin e vecantë me vepra muzikore të shpërblyera në Konkursin Kompozicional të Festivalit. Falënderojmë poashtu përkrahësit tanë, që edhe pse janë sfiduar në këto kohë jo të lehta, por besuan në ne dhe në vlerat e festivalit, andaj po vazhdojnë përkrahjen e tyre. Falënderojmë publikun entuziast dhe besnik, që bashkë me ne shpresuan në rikthimin e festivalit dhe performancave muzikore të dedikuara për të.

Chopin Piano Fest Prishtina started in 2010 as a musical event dedicated to the 200th birthday of one of the greatest composers Frédéric Chopin known as the ‘piano’s poet’. It merely started as a single event, but its success and public interest and support motivated us to turn this into an annual festival, despite the many organizational, infrastructural and financial difficulties. The festival is now part of the country’s identity. We feel privileged to be part of the International Federation of Chopin Societies (IFC) amongst 40 other countries, and responsible because this federation is part UNESCO network of partner organizations.

During our 11-year organizational journey, despite the many challenges we faced, we have managed to deliver values of high esteem to a craving artistic and enthusiastic audience through the soloistic, chamber, and orchestral concert recitals. The festival has been home to hundreds of solo artists from various parts of the world.

Many young talented people continue to have the opportunity to participate in concerts and masterclasses with renowned artists thanks to the continuous support of Raiffeisen Bank, which has greatly supported the youngs artists festival program space.

The festival earned support across borders and was offered a special Prize for the young pianist from Kosovo, a concert recital in Germany for artistic refinement. This prize is now the festival tradition, through which young talented artists from Kosovo are promoted.

Financial instability and the lack of an adequate concert hall continue to remain a serious challenge for us and all the other music festivals. During this entire journey, it has been shown that persistence, enthusiasm, dedication as well as the love for true artistic values, and the relentless team effort that works with devoted passion for the success of the festival, make the festival what it is – a success story worth sharing and appreciating.

What has contributed to this success is the continuous support of our institutions, partners, friends of the festival, and the loyal and art-loving public. The support motivates us and keeps us loyal to our mission to promote genuine, artistic, and musical performances.

2020 – 2021 have been challenged by the COVID-19 pandemic, which has disabled live concerts all over the world. After several attempts, we finally managed to organize the 11th edition in a row, which comes as a rebirth of cultural and musical events in Kosovo, paving the way for the concert season and that of classical music festivals in Kosovo, with an audience, albeit with limited space, but with enthusiasm and hope for a return to normalcy.

We wholeheartedly thank the artists, who insisted with persistence and did not give up, and despite the challenges of this time, managed to travel and honor us by performing live in our country. For them, we have a special present, a book with awarded musical works created by Kosovar composers in the Festival competition “In Honor of Chopin”.

 We also thank our supporters, who continued to believe in us and the values ​​of the festival. We thank the enthusiastic and loyal audience, that hoped for the return of the festival and the musical performances dedicated to them.